java kulturore e AUSTRISË

28 Tetor - 31 Tetor

java kulturore e AUSTRISË

TETOR
2025
mar
28
Martë, Ora:  16:00
Prezantim i publikimit: “Kioske - Arkitektura e përkohshme dhe botët e gjalla sociale në bregdetin shqiptar”
Libri shqyrton kioskat bregdetare si fenomene arkitekturore dhe pasqyrë e ndryshimeve shoqërore pas viteve ’90. Gjatë prezantimit, redaktori Robert Pichler do të bashkëbisedojë me autorët Saimir Kristo, Mamica Burda dhe Dhimitër Doka.
mer
29
Mërkurë Ora:  16:30
Panel diskutimi – “30 vjet dhe në vazhdim: Përvojat e Austrisë, Suedisë dhe Finlandës në familjen europiane në rritje”
Europe House - Tiranë
Ky event zhvillohet me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të Austrisë, Finlandës dhe Suedisë në Bashkimin Evropian. Ai fokusohet te një panel diskutimi me Andreas Schieder dhe Arba Kokalari, që do të trajtojë udhëtimin 30-vjeçar të Austrisë, përvojën e integrimit, rolin në politikat e Bashkimit Evropian dhe mësimet për të ardhmen e vendeve anëtare.
mer-enj
29-30
29 Tetor, Ora: 20:00 Salla Black Box, Universiteti i Arteve - Tiranë
30 Tetor Ora: 19:30Hotel Chicago - Shkodër
Clara Montocchio Quintet - Koncerti “Strauss takon jazz-in”
Tiranë dhe shkodër
Clara Montocchio Quintet sjellin një koncert unik ndërzhanror, duke kombinuar muzikën e përjetshme të Johann Strauss-it me elemente xhazi, pop dhe chanson-i. Programi rikompozon kryeveprat e gjeniut austriak, duke krijuar një përvojë dinamike muzikore që kapërcen kufijtë e zhanreve dhe sjell shpirtin e Strauss-it në shekullin XXI.
enj
30
Enjte, Ora:  18:00
Takim letrar me shkrimtaren Theresia Töglhofer
Bar Hemingway - Tiranë
Theresia Töglhofer po qëndron në rezidencën letrare “POETEKA – Tirana In Between”, si fituese e bursës për autorë dhe përkthyes letrarë. E specializuar në politikën e jashtme dhe zgjerimin e BE-së, ajo është autore e romanit “Tatendrang” dhe fituese e disa çmimeve letrare. Ajo do të punojë mbi krijimtarinë e saj të re dhe do të marrë pjesë në lexime dhe veprimtari publike.
pre
31
Premte, Ora:  19:00
Koncerti "Turning Point" nga No Borders Orchestra
Salla e Madhe e Koncerteve, Universiteti i Arteve - Tiranë
No Borders Orchestra (NBO), një ansambël i përbërë nga muzikantë profesionistë nga rajoni i ish-Jugosllavisë, do të performojë për herë të parë në Tiranë me koncertin “Turning Point”, në kuadër të natës përmbyllëse të Javës Kulturore Austriake, organizuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit dhe Ambasada Austriake në Tiranë.I njohur për bashkëpunimin me Universal Music dhe Deutsche Grammophon, NBO sjell një projekt që shkon përtej muzikës – një thirrje për reflektim dhe veprim përballë sfidave globale si luftërat, pabarazitë, ndryshimet klimatike dhe shkatërrimi i natyrës.

French Week