java kulturore e FRANCËS

14 Qershor - 24 Qershor

java kulturore e FRANCËS

qershor
2025
sht
14
Shtune Ora:  18:30
Performanca të grupit folklorik francez "Groupe d'art et traditions populaires La Savoie" 
Sheshi i Pazarit - Korçë
Performanca të veçanta nga grupi folklorik francez “Groupe d’Art et Traditions Populaires La Savoie” sjellin në Korçë ritmet, kostumet tradicionale dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të Savojës, në një atmosferë festive që lidh kulturat përmes vallëzimit dhe muzikës.
mar
17
Martë Ora:  17:00
Shfaqja e filmit "Les Triplettes de Belleville"
Aleanca Franceze - Korçë
Shfaqja e filmit të animuar francez "Les Triplettes de Belleville" sjell në ekran një histori plot humor, stil unik vizual dhe muzikë magjepsëse.
mer
18
Mërkurë Ora:  10:00
Aktivitete për fëmijë
Rrugës këmbësore  - Korçë
Atmosferë festive për më të vegjlit me face painting, lojëra argëtuese dhe aktivitete kreative për fëmijë.
enj
19
Enjte  Ora:  09:30
Vizitë e vendeve me gjurmë franceze të qytetit të Korçës
Aleanca Franceze  - Korçë
Një udhëtim nëpër rrugët e Korçës për të zbuluar gjurmët historike dhe arkitekturore të ndikimit francez në qytet.
pre
20
Premte Ora:  09:00
Shëtitje në kodrat e Korçës
Aleanca Franceze  - Korçë
Një shëtitje e qetë dhe frymëzuese në kodrat piktoreske që rrethojnë Korçën, ku natyra e gjelbër, ajri i pastër dhe pamjet panoramike ofrojnë një përvojë relaks.
pre
20
Premte Ora:  17:00
Shfaqja e filmit "le Roi et l'Oiseau
Qyteza e Fëmijeve  - Korçë
Një klasik i animacionit francez, Shfaqja e filmit të animuar "Le Roi et l’Oiseau" ofron një përvojë kinematografike për të gjitha moshat, me një stil artistik të veçantë dhe një fabul që ndërthur humorin, poezinë dhe kritikën shoqërore.
pre-die
20-20
20 qershor - 20 korrik
Ekspozita: “Loustal me 120 km/orë
Sheshi para Bashkisë - Korçë
Muzeu i Arteve të Bukura Chambéry strehon peizazhe të shumta të pikturuara në Savoie midis fundit të shekullit XVIII dhe fundit të shekullit XX, dhe u kushton rëndësi veprave aktuale mbi Alpet që pasqyrojnë këtë vazhdimësi. Në vitin 2025, ekspozita "Loustal me 120 km/orë" nxori në pah dizajnin grafik të tabelave të autostradave alpine bazuar në ilustrimet e paraqitura në këtë ekspozitë.
pre-hen
20-23
20 - 23 qershor Ora: 10:00-13:00 dhe 15:00-20:00
Instalacione digjitale interaktive KORO&REFLETS nga Damien Traversaz
Galeria e Arteve Digjitale - Korçë
Damien Traversaz është pianist dhe artist multimedia. Ai sjell “Koro”, një udhëtim i brendshëm për dy persona, një shikim imagjinar mbi energjitë që na përbëjnë. Dhe “Reflets” një instalim interaktiv që i kushton homazh Debussy-it dhe imagjinatës së tij.
sht-die
21-22
21 - 22 qershor Ora: 19:00
Balet bashkëkohor : “Time out”
Sheshi i Pazarit - Korçë
E drejtuar nga valltarja dhe koreografia Lyli Gauthier, kompania krijon koreografi të veçanta në zhanre të ndryshme, si vallëzimi bashkëkohor, hip hop, cirk, artet vizuale dhe audiovizuale, ku lidhja me trupin dhe imazhin e tij është në një pyetje të vazhdueshme.
sht-die
21-22
21 - 22 qershor Ora: 10:00 - 13:00
Punëtori me koreografen Lyli Gauthier
Qendra e Artit - Korçë
Punëtori me koreografen Lyli Gauthier me 20 balerinë të rinj amatorë dhe që janë pjesë e Ansambit të Qytetit.
sht-die
21-22
21 - 22 qershor Ora: 21:00
DJ Captain XXI dhe Vijing nga Pil'Z
Sheshi i Pazarit - Korçë
Specialist i muzikave bashkëkohore, Captain XXI u apasionua shumë herët pas muzikave të quajtura “moderne”. Ai nuk kufizohet në një zhanër të vetëm – ai luan vazhdimisht me stile të ndryshme, duke i përzier me shije dhe spontanitet.
sht-die
21-22
21 - 22 qershor Ora: 21:00
Vjing nga Pil'z Studio
Sheshi i Pazarit - Korçë
Animim vizual i improvizuar në kohë reale i cili krijon një përvojë multisensoriale unike për publikun, duke e zhytur atë në një botë ritmi, ngjyrash dhe lëvizj
pre-mar
20-24
Ora: Drekë dhe darkë (përveç drekës së datës 22)
Specialitete të kulinarisë franceze
Restoranti “Le Paris” - Korçë
Specialitete franceze nga Savoie të propozuara nga shefi francez Jean-Pierre Chavanon i restorantit "Le Paris" në Korçë. Menuja e ditës kushton 1490 lekë.
enj
23
Enjte Ora 12:00
Dialogë Evropianë: Ndarja e përvojave dhe perspektivave mbi zhvillimin territorial brenda kuadrit të integrimit në BE
COD - Tiranë
Thierry Repentin, Ish Ministër dhe Kryetar i Bashkisë së Chambéry, zhvillon një takim në COD, Tiranë, në kuadër të Javes Kulturore Franceze.

French Week