java kulturore e GJERMANISË

3 Tetor - 8 Tetor

java kulturore e GJERMANISË

TETOR
2025
pre
3
Premte Ora:  17:00
Street Festival 
Pazari i Ri (Sheshi Rekreativ) - Tiranë
Në Street Fest do të jenë stenda informuese të organizatave gjermane, që ofrojnë të dhëna mbi studimet dhe bursat në Gjermani, kurset e gjermanishtes në Shqipëri, punën e organizatave gjermane në vend dhe mundësinë për të biseduar me përfaqësues të Ambasadës, Goethe-Zentrums Tirana, DAAD-it, DIHA-s, GIZ-it, fondacioneve dhe shkollave gjermane. Vizitorët mund të marrin pjesë në kuize dhe aktivitete të lidhura me kulturën gjermane. Atmosfera e ngrohtë e festës plotësohet nga muzika tradicionale bavareze e grupit “Die 4 Hinterberger Musikanten” dhe kulinaria tipike gjermane, përfshirë bukë të sapo pjekur, birrë dhe specialitete të tjera. Ky event prezanton bashkëpunimin gjermano-shqiptar dhe ofron një përvojë gjithëpërfshirëse kulturore.
pre
3
Premte Ora:  20:00
HÖR on Tour: Tirana
Tunèl Music Venue - Tiranë
HÖR on Tour: Tirana do të sjellë një natë të veçantë që bashkon DJ gjermanë dhe shqiptarë. Eventi ofron një atmosferë që pasqyron shpirtin underground të Berlinit dhe energjinë e Tiranës, duke krijuar një hapësirë gjithëpërfshirëse për komunitete të ndryshme. Përveç festës, mbrëmja promovon dialogun dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke forcuar rolin e Tiranës si qendër kulturore në Evropën Juglindore dhe duke treguar se muzika elektronike mund të thyejë barriera dhe të lidhë njerëzit.
sht-die
4-5
Shtunë - Diel Ora: 14:00 – 20:00
HÖR on Tour: Tirana - Pop Up
Tunèl Music Venue - Tiranë
“HÖR on Tour: Tirana” Pop Up, i prezantuar së bashku me Enter Events, sjell për herë të parë në Tiranë një nga livestream-et më të njohura të muzikës elektronike nga Berlini. Për dy ditë, DJ të përzgjedhur performojnë sete live në një studio minimaliste, të hapur, të cilat transmetohen globalisht në kanalet zyrtare të HÖR. Ky format i njohur, me qindra mijëra ndjekës dhe miliona shikues në mbarë botën, ofron një platformë të barabartë për artistë të rinj dhe të afirmuar. Eventi krijon një lidhje të drejtpërdrejtë midis skenës elektronike të Tiranës dhe komunitetit ndërkombëtar, duke ofruar artistëve shqiptarë audiencë globale dhe duke vendosur Tiranën si një qendër kreativiteti dhe inovacioni. I hapur për publikun, eventi fton vendasit dhe vizitorët të përjetojnë fuqinë e muzikës elektronike për të lidhur kultura dhe për të nxitur talentin e ri.
shtu
4
Shtunë Ora:  11:00
Prezantimi i Librit të Artit “The Red that longs to soften into Rose”.
 Universiteti “Luigj Gurakuqi” - Shkodër
Si pjesë e ekspozitës Homeward, artistja bashkëkohore Alketa Ramaj prezanton për herë të parë librin e saj artistik “The Red that longs to soften into Rose”, i konceptuar gjatë rezidencës së saj në Junge Akademie Berlin. Libri eksploron vizatime ku trupi, gjestet dhe gjendjet e vetëdijshme e të pavetëdijshme ndërthuren në një proces krijues, duke përdorur vizatimin si metodë për të ç’mësuar, shkrirë dhe transformuar identitete të ngurta. Alketa Ramaj është një artiste pamore shqiptare që jeton dhe punon aktualisht në Berlin. Vepra e saj pasqyron pavarësi kreative dhe angazhim me çështje shoqërore, historike dhe politike, duke zhvilluar qasje multidisiplinare përmes mediave të ndryshme.
sht
4
Shtunë Ora:  12:00
ON lake, WOW Albania
Diga - Liqeni Artificial - Tiranë
Ky event sjell një përvojë kulturore dhe muzikore për të gjithë. Shfaqja e animacionit për fëmijë rikthen përrallat magjike të Vëllezërve Grimm, ndërsa performanca në piano nderon Richard Wagner dhe muzikën klasike gjermane. Mbrëmja kulmon me performancën e DJ-së me famë ndërkombëtare, Anja Schneider, e cila sjell ritmet e muzikës elektronike. Programi:12:00 – Shfaqje animacioni për fëmijë me përrallat e përjetshme të Vëllezërve Grimm.
( Hirushja, Borëbardha, Rapunzel )16:30 – 17:30 – Piano – Erlis Kucana.  Një homazh për Richard Wagner dhe muzikën klasike gjermane.Shfaqje DJ me muzikë elektronike. 19:00 – 20:00 – Pulcher 20:00 – 22:00 – Malo b2b Vassò 22:00 – 00:00 – Anja Schneider
die
5
Diel Ora:  19:00
Shfaqja e filmit: “Dy me një”
Kinema Millennium - Tiranë
“Dy me një“, me regji të Natja Brunckhorst, është një komedi për dashurinë, miqësinë dhe drejtësinë. Filmi rrëfen historinë e tre miqve të pandarë – Maren, Robert dhe Volker – që gjatë verës së vitit 1990 në Halberstadt zbulojnë rastësisht miliarda marka të vjetra të RDGJ-së, të braktisura në një depo.Me ndihmën e fqinjëve, ata zhvillojnë një plan për t’i kthyer këto kartëmonedha pa vlerë në mallra dhe sende të çmuara, duke manovruar sistemin kapitalist dhe gjermano-perëndimorët që vinin me të. Filmi, i bazuar në ngjarje të vërteta, është një himn për një kohë kur gjithçka dukej e mundur.
hen
6
Hënë Ora:  11:00
“Mekanizma të dëshirës krijuese” - Ligjëratë nga Stephan Kaluza
Universiteti i Arteve - Tiranë
Çfarë ndodh kur arti bashkëkohor ndërthuret me tregun e artit? Brenda cilit sfond teorik dhe filozofik vendoset krijimtaria bashkëkohore, dhe cilët janë mekanizmat që e shtyjnë atë brenda një tregu global, nga Baseli në Londër e deri në Nju Jork? Stephan Kaluza, artist nga Düsseldorfi me mbi 30 vite përvojë në tregun e artit, do të hedhë dritë mbi këto pyetje gjatë ligjëratës së tij dhe do të ndajë përvojën personale si pjesë e koleksioneve dhe muzeve të njohura, duke ofruar një pasqyrë të brendshme mbi mënyrën se si arti bashkëkohor lëviz dhe krijon vlerë në skenën ndërkombëtare. Ligjërata do të pasohet nga një intervistë, duke mundësuar pyetje dhe diskutime me publikun. Gjuha e aktivitetit është gjermanisht me përkthim në shqip, dhe aktiviteti është i hapur për të gjithë të interesuarit, me regjistrime në buero@honorarkonsul-albanien-nrw.de.
mar
7
Martë Ora:  20:00
Koncert - Recital “From BACH to BLUES”. Caroline Adomeit (violinë) dhe Fatma Spahiu (piano)
Holli Koncertor, Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor - Tiranë
Koncert unik muzikor me violinisten gjermane Caroline Adomeit dhe pianisten shqiptare Fatma Spahiu, pjesë e Javës së Kulturës Gjermane 2025 dhe edicionit të 13-të të festivalit “Violinistic Greetings”. Programi sjell një udhëtim nga Bach dhe Ravel tek arranxhime moderne, vepra shqiptare dhe blues, duke ndërthurur klasiken me bashkëkohoren.Caroline Adomeit, e njohur ndërkombëtarisht për stilin e saj inovativ, do të performojë përkrah Fatma Spahiut, pedagoge në Universitetin e Arteve. Përveç koncertit, Adomeit do të zhvillojë edhe një masterclass për studentët e violinës në bashkëpunim me Fakultetin e Muzikës.
mer
8
Mërkurë Ora:  18:30
Koncert Crossover - me Ralf Benschu (saksafon) & Elham Peyman (piano)
Teatri "Petro Marko" -  Vlorë
Saksafonisti gjerman Ralf Benschu dhe pianistja gjermane Elham Peyman ju ftojnë në një koncert të veçantë me një program të pasur dhe të larmishëm, ku do të luhen vepra nga Rutter, Iturralde, Piazzolla, Naulais, Bozza, Schütz si edhe këngë popullore shqiptare.Ky koncert sjell një program të ekuilibruar të stileve të ndryshme muzikore, me pjesë të qeta e ritmike, të cilat muzikantët i kanë prezantuar në disa vende në Gjermani dhe të cilat kanë pasur sukses.
mer
8
Mërkurë Ora:  14:00
Film me metrazh të shkurtër: “Përjetimet që na lidhin”
Pallati i Kulturës - Peshkopi
Filmi është realizuar me nxënësit e shkollës “Said Najdeni” në Peshkopi, duke pasqyruar përvojat e tyre nga kampi veror ndërkombëtar në Schwäbisch Gmünd (Gjermani) dhe ndikimin e tyre në jetën në Shqipëri. Nxënësit ndajnë përvoja mbi miqësinë dhe bashkëpunimin ndërkulturor, dialogun dhe respektin, sfidat e mediave dhe “fake news”, mbrojtjen e mjedisit dhe aktivitetet kulturore të përbashkëta. Qëllimi është promovimi i vlerave europiane, dialogut ndërkulturor dhe rolit të gjuhës gjermane si urë lidhëse midis të rinjve shqiptarë dhe Europës.

French Week