java kulturore e IZRAELIT

9 Qershor - 12 Qershor

java kulturore e iZRAELIT

qershor
2025
hen
9
Hë në  Ora: 18:00
Teatër kukullash: “When all was green”
Teatri i Kukullave- Tiranë
Një shfaqje kukullash pa fjalë nga Dikla Katz dhe Avi Zlicha, e vlerësuar me 16 çmime ndërkombëtare dhe e shfaqur në më shumë se 30 vende të botës, sjell në skenë një histori universale për njerëzimin, natyrën dhe lakminë. Përmes librave të vjetër, kopertinave të ricikluara dhe faqeve të zverdhura, rrëfehet një tregim prekës për një djalë dhe një pemë – një udhëtim nga fëmijëria në adoleshencë, nga fushat e gjelbra drejt betonit gri, me një syth të vetëm shprese si simbol rikthimi dhe reflektimi. Frymëzuar nga “Pema Dhuruese” e Shel Silverstein, shfaqja përçon mesazhe të thella pa asnjë fjalë, duke komunikuar përmes emocioneve dhe artit të lëvizjes. Pas shfaqjes, publiku do të ketë mundësinë të marrë pjesë në një workshop me artistë të Teatrit të Kukullave.
mer
11
Merkure  Ora: 20:00
Koncert Rock i grupit “Orphaned Land
Reja- Tiranë
“Orphaned Land” është një nga grupet më të rëndësishme në historinë e muzikës heavy. Të formuar në Izrael në vitin 1991, ata janë pionierë të “metalit oriental” dhe kanë përdorur muzikën si mjet për të përhapur mesazhe paqeje dhe bashkimi mes kulturave. Me pesë albume konceptuale dhe një bazë fansash që shtrihet nga Lindja e Mesme në mbarë botën, grupi ka fituar çmime ndërkombëtare për paqen dhe respekt të madh në botën e rock-ut, përfshirë çmimin Global Metal nga Metal Hammer. Shumë fansa kanë nisur edhe një peticion për t’u dhënë atyre Çmimin Nobel për Paqe. Steven Wilson i ka cilësuar si një nga grupet më të mëdha metal në botë.
enjt
12
Enjte Ora: 20:00
Balet Modern : “I carry you hold”
Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”- Tiranë
Në një skenë ku lëvizja flet më shumë se fjalët, një marrëdhënie mes një gruaje dhe një burri tronditet, sfidohet dhe rishkruhet. Nuk ka fitues, as të humbur. Nuk ka pushtet, as nënshtrim. Vetëm trupat që kërkojnë të kuptojnë njëri-tjetrin përmes një dialogu të sinqertë fizik, në një hapësirë pa kompromis. Ky duet nga Olivia Court Mesa dhe Yochai Ginton i ndërtuar me mjeshtëri dhe delikatesë shpalos një rrëfim të fuqishëm për emancipimin, barazinë dhe ndjeshmërinë njerëzore. Zgjedhjet koreografike të guximshme, detajet e menduara deri në imtësi dhe muzika origjinale krijojnë një përvojë të veçantë vizuale dhe emocionale.

French Week