java kulturore e JAPONISË

12 Tetor - 18 Tetor

java kulturore e JAPONISË

TETOR
2025
die
12
Diel, Ora:  10:00
Kupa e Ambasadorit në Xhudo dhe Karate
Parku Olimpik - Tiranë
Ky aktivitet sjell për publikun emocionin dhe shpirtin garues të arteve marciale japoneze – Xhudos dhe Karatesë. Përmes demonstrimeve dhe ndeshjeve dinamike, sportistë të rinj shqiptarë do të shfaqin teknikën, disiplinën dhe forcën fizike që karakterizojnë këto sporte tradicionale. Eventi synon të promovojë vlerat e përkushtimit, respektit dhe vetëkontrollit, duke ofruar një përvojë sportive dhe kulturore frymëzuese për të gjithë të pranishmit.
hen
13
Henë,  Ora:  17:00
Zbuloni Japoninë: Seminar mbi Turizmin
COD - Qendra për Hapje dhe Dialog - Tiranë
Seminar informues mbi turizmin në Japoni, organizuar nga Organizata Kombëtare e Turizmit e Japonisë (JNTO) .Pjesëmarrësit do të njihen me informacionet kryesore për planifikimin e një udhëtimi në Japoni, duke zbuluar destinacionet më tërheqëse, këshilla praktike për udhëtim dhe elemente të kulturës japoneze.Në fund të seminarit, të pranishmit do të kenë mundësinë të përjetojnë një “shije” autentike të Japonisë, përmes një momenti simbolik që ndërthur traditën dhe mikpritjen japoneze.
mar-mer
14-15
Martë-Mërkurë, Ora:  17:00
Shija e Traditës: Ceremonia Japoneze e Çajit
Vila 31 Art Explora - Tiranë
Eventi ofron një përvojë unike në artin e ceremonisë tradicionale japoneze të çajit, të udhëhequr nga një Mjeshtër Japonez i Çajit .Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njihen nga afër me ritualin e përgatitjes dhe servirjes së çajit matcha, një traditë e lashtë që mishëron harmoninë, respektin dhe qetësinë shpirtërore – vlera që qëndrojnë në zemër të kulturës japoneze.Gjatë ceremonisë, të pranishmit do të përjetojnë një atmosferë meditative dhe do të shijojnë çajin matcha, i njohur dhe i vlerësuar në Shqipëri dhe në mbarë botën, duke zbuluar kuptimet simbolike që e shoqërojnë këtë përvojë kulturore.Ky aktivitet është i kufizuar në maksimumi 35 pjesëmarrës për seancë.
enj
16
Enjte, Ora:  17:00
Udhëtim Kulinarik në Japoni
Vila 31 Art Explora - Tiranë
Një përvojë unike për të zbuluar artin tradicional të kuzhinës japoneze – Washoku!
Ky demonstrim do të prezantojë procesin e përgatitjes së mochi-t, tortës tradicionale të orizit, e cila përfaqëson simbolikisht unitetin dhe mirëqenien në kulturën japoneze.Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të ndjekin nga afër teknikat tradicionale të përgatitjes së mochi-t, si dhe të njihen me gatime të tjera tipike japoneze, duke mësuar më shumë për historinë dhe rëndësinë kulturore të secilit element. Numri i pjesëmarrësve është i kufizuar në maksimumi 50 persona për seancë, për të garantuar një përvojë të afërt dhe interaktive me kulturën japoneze.
mar-sht
14-18
14-15-16 Tetor, Ora 20:00.  17–18 Tetor, Ora 19:00
Java e Filmit Japonez
Qendra e Artit “Agimi” - Tiranë
Kinemaja japoneze nuk është vetëm Anime! Njihuni me kryeveprat e fundit të kinemasë japoneze.Programi i filmave:14 Tetor: “The Lines That Define Me” nga Norihiro Koizumi

15 Tetor: “MONDAYS: See you 'this' week!” nga Ryo Takebayashi

16 Tetor: “Neko Ninja” nga Takeshi Watanabe

17 Tetor: “Between Us” nga Yasuo Okuaki

18 Tetor: “Takano Tofu” nga Mitsuhiro Mihara

Ky cikël filmash ofron mundësinë për të eksploruar stilin dhe temat e ndryshme të kinemasë japoneze moderne përtej animacionit.

French Week