java kulturore e KAZAKISTANIT

19 Tetor - 21 Tetor

java kulturore e KAZAKISTANIT

TETOR
2025
sht
19
Diel, Ora:  19:00
Ditët Kulturore të Kazakistanit në Tiranë - Koncerti hapës me Ansamblin “Turan” dhe këngëtarin e famshëm Adam.
Sheshi “Italia” - Tiranë
Ky koncert hapës do të sjellë një mbrëmje spektakolare që bashkon traditën dhe muzikën moderne të Kazakistanit, me performanca nga ansambli “Turan” dhe artisti i njohur “Adam”. “Turan”, të njohur si ambasadorë ndërkombëtarë të kulturës turkic, kanë performuar në mbi 120 qytete në mbarë botën, përfshirë skena prestigjioze si Carnegie Hall dhe Kennedy Center, duke promovuar trashëgiminë muzikore të stepave të Azisë Qendrore. Ndërkohë, “Adam”, një nga yjet më të mëdhenj të muzikës kazake, ka fituar famë globale me stilin e tij bashkëkohor dhe me këngë që kanë arritur miliona dëgjues në mbarë botën. Një mbrëmje që ndërthur fuqishëm rrënjët tradicionale me energjinë moderne të Kazakistanit.
hen-mar
20-21
20 Tetor – Myn Bala, Ora: 15:00, 20 Tetor – Operation Nabat, Ora: 18:00, 21 Tetor – Amre, Ora: 18:00
Ditët e Kinemasë Kazake në Tiranë  
Qendra e Artit “Agimi” - Tiranë
Ditët e Kinemasë Kazake në Tiranë sjellin tri filma të përzgjedhur nga Kazakhfilm, që tregojnë historinë, emocionin dhe shpirtin e Kazakistanit:Myn Bala: Warriors of the Steppe nga Akan Satayev – një dramë historike epike mbi guximin dhe lirinë.

Operation Nabat nga Rashid Suleimenov.– një thriller plot aksion e tension.

Amre nga Jeffrey Vespa – një dramë biografike që ndjek jetën e këngëtarit legjendar Amre Kashaubayev.

French Week