java kulturore e KOSOVËS

21 Nëntor - 5 Dhjetor

java kulturore e KOSOVËS

NËNTOR-DHJETOR 2025
pre-sht
21-22
21 Nëntor - Ora 18:00
22 Nëntor - përgjate gjithë ditës
Next Generation
Bajram Curri, Tropojë
Next Generation është një projekt që fton krijues nga Shqipëria dhe Kosova në një hapësirë të përbashkët ku arti, kultura dhe idetë e brezit të ri bashkohen për të menduar dhe ndërtuar të ardhmen. Ky projekt krijon një terren të përbashkët ku arti bëhet mjet dialogu, ku kultura dhe krijimtaria marrin formë të re dhe ku zëri i brezit të ri dëgjohet përtej kufijve.
pre-die
21-23
Premte Ora:  19:00
Shfaqja “Komisar Daltoniko në Teatër”
Teatri Metropol - Tiranë
Një shfaqje në nder të Naun Shundit, e cila u zhvillua si vepër në proces krijimi, para ndarjes së tij nga jeta. Teksti është shkruar nga autori Giuseppe Della Misericordia, ndërsa në interpretim merr pjesë aktori i njohur Bujar Asqeriu.
pre
21
Premte Ora:  17:00
Ekspozita dokumentare “Nga lufta në liri: Çlirimi i Kosovës në dokumente, kujtime dhe media”
Biblioteka Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea” - Tiranë
Ekspozita do të përmbledhë materiale të rralla historike mbi luftën dhe çlirimin e Kosovës: artikuj gazetareskë vendore e ndërkombëtarë, libra dhe kujtime personale të dëshmitarëve dhe luftëtarëve, fotografi dhe artefakte nga fronti dhe jeta në mërgim. Do të prezantohet edhe një dokumentar që do të ofrojë një rrëfim kronologjik dhe emocional mbi periudhën, duke shërbyer si mjet reflektimi për brezat e rinj. Pjesë e eventit është dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit midis Bibliotekës Kombëtare shqiptare dhe asaj kosovare.
pre
21-05
Premte Ora:  11:00
Ekspozitë “Prezantimin i Restaurimit të Aseteve të Trashëgimisë Kulturore në Rajonin e Prizrenit dhe Gjilanit”
Kalaja e Gjirokastrës
Ekspozita do të paraqesë përpjekjet dhe arritjet e Ministrisë së Kulturës së Republikës së Kosovës në fushën e restaurimit e konservimit të monumenteve, përmes një përzgjedhjeje fotografish që ilustrojnë procesin e ndërhyrjeve në asetet e trashëgimisë kulturore në këto dy rajone.
sht
22
Shtunë Ora:  19:00
Koncerti “Zëri i Shpirtit Tim”
Holli Koncertor i TKOBAP - Tiranë
“Zëri i Shpirtit Tim” është një koncert që shpreh thjeshtësinë, pastërtinë dhe sinqeritetin e botës së fëmijëve. Nën drejtimin e Sonila Babocit dhe me mbështetjen muzikore të Ingrid Pulizos, Kori i Zërave të Bardhë të TKOBAP-së paraqet një program që ndërthur veprat klasike, meloditë e njohura dhe muzikën e filmave, duke krijuar një përvojë artistike të cilën e përjetojnë dhe e vlerësojnë të gjitha moshat.
mer
26
Mërkure Ora:  12:30
Shfaqje e dokumentarit "117" dhe Q&A me Drejtorin e Fotografisë Afrim Spahiu.
Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit - Tiranë
Filmi dokumentar “117” (1976), me regji të Besim Sahatçiut dhe fotografi të Afrim Spahiut, paraqet jetën e një familjeje shqiptare me 117 anëtarë që jetonin së bashku në një kullë në Nivokaz të Kosovës. Me një realizim të sinqertë dhe autentik, filmi sjell një pasqyrë të rrallë të traditës, harmonisë dhe bashkëjetesës së familjes shqiptare. Vepra ka vlerë të veçantë kulturore dhe antropologjike.
mer
26
Mërkure Ora:  11:00
Teatri histori, realitet, vazhdimësi.
Teatri “Petro Marko” - Vlorë
Teatri “Petro Marko” shënon 63 vite histori, art dhe vazhdimësi. Aktorë, artistë dhe miq të teatrit mblidhen për të nderuar rrugëtimin e një institucioni që ka lënë gjurmë në kulturën e Vlorës.
enj
27
Enjte Ora:  20:00
Nëntori i dytë - Muzika e filmave shqiptar
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor - Tiranë
Ky koncert, nën drejtimin e dirigjentit Gridi Kraja, paraqet një bashkëpunim të veçantë mes dy orkestrave më të mëdha shqiptare, Orkestrës Simfonike të RTSH-së dhe Orkestrës Simfonike të TKOBAP-së, si dhe Korit të TKOBAP-së. Në këtë mbrëmje, ku muzika shndërrohet në histori dhe historia përjetohet në emocion, tingujt ikonë të filmave shqiptarë do të interpretohen në formë simfonike, duke rikthyer në skenë kohët dhe momentet që formësuan identitetin tonë artistik dhe kulturor. Biletat mund t’i merrni pranë biletarisë së TKOBAP.
pre
28
Premte Ora:  17:00
Shfaqja “Shqipëri o nëna ime”
Teatri “Petro Marko” - Vlorë
Shfaqja “Shqipëri o nëna ime” do të sjellë në skenë bukurinë e traditës shqiptare përmes këngëve dhe valleve popullore, interpretuar nga ansambli kombëtar, duke festuar kulturën dhe identitetin tonë të pasur.
pre
28
Premte Ora:  11:00
Koncerti “Rinia në zemër të Vlorës”
Sheshi “Tre Rracat”- Vlorë
Koncert festiv me muzikë patriotike, valle tradicionale, interpretime polifonike, koreografi nga të rinjtë piktura të nxënësve dhe pjesëmarrje aktive e shkollave profesionale me konkurse dhe aktivitete tematike.
pre
28
Premte Ora:  16:00
Performancë nga Cirku Kombëtar
Teatri “Petro Marko”- Vlorë
Performanca nga Cirku Kombëtar me rastin e Festës së Pavarësisë do të sjellë një ndërthurje magjike të elementeve akrobatikë, argëtues dhe spektakolarë për familje dhe fëmijë.
pre
28
Premte Ora:  17:00
Shqiptaria feston në Vlorë
Sheshi pranë stadiumit - Vlorë
Në kuadër të Javës Kombëtare, Vlora shndërrohet në një qendër të gjallë të kulturës shqiptare. Ansamble nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut sjellin vallet, ritmet dhe traditat që na bashkojnë, duke krijuar një atmosferë plot ngjyra, energji dhe krenari.
enj-die
27-30
Enjte - dielë
tirana art weekend
Vila e ish të përndjekurve politikë - Tiranë si dhe në location të ndryshme.
Tirana do të shndërrohet në një galeri të hapur, ku arti do të marrë çdo formë dhe do të mbushë çdo hapësirë të qytetit: ekspozita, ndërhyrje urbane, performanca, lexime, shfaqje filmash, biseda, muzikë dhe shumë surpriza të tjera presin vizitorët për të krijuar një përvojë unike dhe të pasur me emocione
die
30
Dielë Ora:  19:00
Crit Club Tirana
Universiteti i Arteve - Tiranë
Khrais – Tërshana prezanton edicionin e parë të Crit Club në Tiranë, një format performancë-debate nga artisti Cem A.Në këtë edicion do të debatohet tema “A është tregu i mirë për artistët?” dhe do të zhvillohet një duel shpatash nga Filippo Brignoli dhe Mari Massimo.Një diskutim i rëndësishëm për studentët e artit në Ballkanin Perëndimor, që përballen me sfidat e tregut pas diplomimit.Për rezervime tek linku: https://khraistershana.artsvp.com/bbe1e0
hen
01
Hënë Ora:  19:00
Shfaqja “Martesa” me regji të Norbert Rakowski
Teatri Kombëtar Eksperimental - Tiranë
Shfaqja “Martesa” është një rrëfim për përditshmërinë, një studim mbi njeriun e zhytur në ëndërr. Regjia nga Norbert Rakowski dhe në shfaqje luajnë: Armend Smajli, Shkëlzen Veseli, Ylber Bardhi, Mensur Safqiu, Sheqerie Buçaj, Era Balaj, Adhurim Demi
mar
02
Martë Ora:  18:00
Ekspozite/shfaqja e Fotodokumentarit “Kosovarja” të artistit të mirënjohur të fotografisë z. Afrim Hajrullahu
Galeria e Qendrës Kulturore - Korçë
Në vitet ’90, në kushtet e dhunës dhe mungesës, gratë e Kosovës mbajtën gjallë familjet, protestuan dhe ruajtën përditshmërinë. Cikli fotografik “Kosovarja” i Afrim Hajrullahut dokumenton këto momente përmes imazheve të punës, kujdesit, marshimeve dhe eksodit. Fotot, të shkrepura në vendndodhje të ndryshme si Hasi, Peja dhe Prishtina, sjellin një dëshmi të qartë dhe të ndjeshme mbi rolin dhe qëndrueshmërinë e grave në atë periudhë.
enj
04
Enjte Ora:  14:00
Promovim “Libri im i kujtimeve” nga Rafet Rudi
Akademia e Shkencës, salla “Aleks Buda” - Tiranë
Libri im i kujtimeve” paraqet një “kronikë të jetës muzikore” nga vitet ‘70 deri në 1999, parë nga perspektiva e autorit si kompozitor, dirigjent dhe publicist. Ai tregon ngjarje dhe kujtime personale, duke përfshirë shkrimet e tij që datojnë që nga viti 1975, ku përshkruan zhvillimet në jetën muzikore në kontekstin e kushteve politike, sociale dhe kulturore.
pre
05
Premte Ora:  19:00
Koncert i grupit vokal “Zanat”
Holli i TKOBAP - Tiranë
Grupi vokal “Zanat” sjell një program të përzgjedhur me interpretime vokale nga pesë artiste: Elonë Sadiku – soprano, Elida Kryeziu – soprano, Diellza Sylejmani – mezzosoprano, Albana Piperku – alto, Arstina Kelmendi – alto.Me shoqërim nga Pranvera Hoxha (piano) dhe Patris Berisha (perkusion).

French Week