java kulturore e KROACISË

17 Nëntor - 20 Nëntor

java kulturore e KROACISË

NËNTOR 2025
hen
7
Hënë, Ora:  20:00
Koncert Operistik i Miqësisë
Teatrit Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor - Tiranë
Ky koncert bashkon artistë të shquar nga të dy vendet në një program muzikor të pasur dhe të larmishëm, duke theksuar bukurinë dhe kreativitetin e kompozitorëve kroatë. Nga Kroacia do të performojnë: Arijana Gigliani Philipp (soprano), Petra Pia Kartelo (soprano), Jakov Kalajžić (bass), Jurica Jurasić Kapur (bariton) dhe Božo Letunić (piano). Mbrëmja do të shoqërohet gjithashtu nga Kori i Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, i cili do t’i bashkohet solistëve kroatë në një festë të përbashkët muzikore të miqësisë dhe harmonisë.
mar
18
Martë Ora:  20:00
Shfaqja e filmit "A Blue Flower"
Qendra e Artit "Agimi"- Tiranë
Nën regjinë e mjeshtrit kroat Zrinko Ogresta, filmi “A Blue Flower” ndjek historinë e Mirjanës, një gruaje në moshë të mesme që ndodhet në prag të 20-vjetorit të punës së saj dhe pritet të nderohet me një çmim gjatë një ceremonie festive. Ajo që në fillim duket si një ditë e zakonshme, shndërrohet në një udhëtim të thellë emocional, ku Mirjana përballet me kujtime, marrëdhënie dhe momente kyçe të jetës së saj — duke zbuluar shtresat e brendshme të një gruaje që përpiqet të gjejë kuptimin e ekzistencës në mes të rutinës dhe vetmisë.18 nëntori, Dita e Përkujtimit të Viktimave të Luftës për Atdheun në Kroaci (1991–1995), sjell një rezonancë të veçantë përmes temave të kujtesës dhe sakrificës.
mer
19
Mërkurë Ora: 13:00
Dita e Kravatës
Biblioteka Kombëtare, Qendra "Sotir Kolea" - Tiranë. Më pas marshim duke filluar nga Sotir Kolea, tek Pedonalja, tek Sheshi Skënderbej dhe në bulevardin kryesor deri tek Sheshi Italia
Kravata, një nga simbolet më të njohura të identitetit kroat, vjen në Tiranë përmes një ekspozite të veçantë që do të prezantojë historinë, origjinën dhe evolucionin e saj ndër shekuj. Vizitorët do të kenë mundësinë të zbulojnë mënyrën se si ky aksesor elegant, i lindur nga uniformat e ushtarëve kroatë të shekullit XVII, u përhap në mbarë Evropën duke u shndërruar në një simbol universal të elegancës, dinjitetit dhe lidhjes kulturore.Pas hapjes së ekspozitës, 15 anëtarë të Regjimentit të Kravatës nga Zagrebi do të sjellin në zemër të Tiranës një paradë solemne dhe madhështore, të veshur me uniforma historike ceremoniale dhe të shoqëruar nga ritmi i daulleve tradicionale.
enj
20
Enjte, Ora:  18:30
Ligjëratë: Ndërtimi i një Europe të Paqes: Roli i Kroacisë
Europe House - Tiranë
Shfaqja e filmit të animuar francez "Les Triplettes de Belleville" sjell në ekran një histori plot humor, stil unik vizual dhe muzikë magjepsëse.

French Week