java kulturore e MALIT TË ZI

8 Shtator - 11 Shtator

java kulturore e MALIT TË ZI

SHTATOR
2025
hen

8
Hënë Ora :  19:30
Koncert piano solo – Transcendencë nga Karlo Gjurgjević
Holli Koncertor, TKOBAP - Tiranë
Pianisti i ri Karlo Gjurgjević do të sjellë një mbrëmje të veçantë muzikore duke interpretuar kryevepra të repertorit klasik, përfshirë vepra të Beethoven-it, Bach-it, Liszt-it dhe Chopin-it. Programi i tij do të ofrojë një udhëtim të pasur në botën e muzikës klasike. Në përfundim të koncertit, duke përfaqësuar Malin e Zi, Karlo do të prezantojë një improvizim mbi tema muzikore tradicionale malazeze.
mar-mër

8-9
Martë - Mërkurë Ora: 12:00
Ekspozitë dokumentesh Përfaqësitë Konsullore të Malit të Zi 1880-1914 nga Arkivi Shtetëror i Malit të Zi
Biblioteka Kombëtare - Qendra “Sotir Kolea”- Tiranë
Ekspozita paraqet një pjesë të dokumenteve nga fondet e Arkivit Kombëtar të Malit të Zi që lidhen me veprimtarinë diplomatike të Principatës së Malit të Zi në periudhën pas Kongresit të Berlinit 1878 dhe deri në fillimin e Luftës së Parë Botërore. Historia e diplomacisë dhe e marrëdhënieve diplomatike ka qenë gjithmonë në qendër të historiografisë shkencore. Rrjeti i gjerë i konsullatave të nderit malazeze shtrihej në katër kontinente. Synimi është që përmes kësaj ekspozite të nxirret në pah vlera e dokumenteve të ruajtura në Arkivin Shtetëror të Malit të Zi, që lidhen me konsujt e nderit.
mër-enjt
10-11
Mërkurë - Enjte Ora: 12:00
Ekspozitë librash të vjetër, hartash dhe kartolinash që trajtojnë temën e Shqipërisë në shekullin XIX dhe në gjysmën e parë të shekullit XX nga Biblioteka Kombëtare “Đurđe Crnojević’”
Biblioteka Kombëtare- Tiranë
Ekspozita është e organizuar në panele, ku një panel hyrës do të paraqitet në gjuhën malazeze dhe shqipe. Në mesin e veprave të ekspozuara dallohen: Udhëzues për Shqipërinë në frëngjisht (Paris, 1930), Gjuha e Shqiptarëve në gjermanisht (Frankfurt, 1835), Katër muaj në Shqipëri në gjermanisht (Berlin, 1916), si edhe tituj të tjerë me vlerë historike. Koleksioni pasurohet gjithashtu me një numër të madh kartolinash, ndër të cilat spikasin punimet e fotografit të njohur shqiptar Marubi, si dhe një hartë ushtarake e Shkodrës e realizuar në Vjenë në vitin 1881.
enjt
11
Enjte Ora: 19:00
Shfaqje teatrale The Virgin Case nga Teatri Mbretëror Malazez “Zetski Dom”
ArTurbina- Tiranë
Kjo shfaqje teatrale sjell historitë e individëve që jetuan jetë të pazakonta në rajonin tonë, duke zbuluar hipokrizinë dhe mizorinë e shoqërisë, e cila duket se nuk ka ndryshuar shumë deri sot. Duke parë ngjarjet historike dhe përjetimet e tyre, kuptojmë se edhe sot ndodhin shkelje të thella të të drejtave: shkatërrimi emocional i individëve, mohimi i të drejtës për të zgjedhur dhe për të pasur të drejta. Megjithatë, historikisht ka pasur përparime: mund të flitet më hapur për problemet, gratë janë më të barabarta me burrat, dhe barazia gjinore dhe liritë e ndryshme po përparojnë.Për këtë arsye, personazhi ynë mbyll me fjalinë: Kanë ardhur kohë më të mira.” Por, pyetja mbetet: a janë me të vërtetë këto kohë më të mira?

French Week