java kulturore e MBRETËRISË SË BASHKUAR

10 Nëntor - 16 Nëntor

java kulturore e MBRETËRISË SË BASHKUAR

NËNTOR
2025
hen
10
Hënë,  Ora:  19:00
Tinguj Madhështie: Dirigjenti Britanik Dr.James Ross takon Orkestrën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Shqiptar
Teatrit Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Holli Kryesor - Tiranë
Një mbrëmje inspiruese me muzikë simfonike, nën drejtimin e dirigjentit të njohur britanik Dr. James Ross, i cili do të udhëheqë Orkestrën Simfonike të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit Shqiptar në një performancë të jashtëzakonshme. Kjo natë premton të jetë një udhëtim i thellë muzikor, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë interpretimet më të rafinuara të veprave simfonike, duke përjetuar një përzierje të përsosur të teknikës së klasës botërore dhe sensiblitetit artistik shqiptar. Performanca do të nxjerrë në pah shkëlqimin artistik britanik dhe shqiptar, duke bashkuar talentin, pasionin dhe emocionin në një atmosferë që frymëzon dhe lë gjurmë të paharrueshme në zemrën e çdo dëgjuesi.
mar
11
Martë Ora:  10:30
Tech4Edu: Fuqizojmë kapacitetet, ndërtojmë të ardhmen
Qendra e Inovacionit, Piramida- Tiranë
Ky është një event dinamik dhe interaktiv, i dizajnuar për të eksploruar në thellësi mënyrat se si inovacioni digjital mund të transformojë mësimdhënien, të nxënit dhe aksesin në njohuri. Gjatë kësaj përvoje, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të njohin dhe të përjetojnë praktikat më të mira britanike në mësimin digjital, të prezantuara nga British Council dhe Vodafone Foundation, duke ofruar një qasje të integruar dhe të frytshme për zhvillimin e aftësive të reja.
mar
11
Martë Ora:  18:00
Korniza të ndryshimit: Filmi, qëndrueshmëria dhe rrëfimi i së ardhmes
Vila 31 x Art Explora - Tiranë
Ky event ofron një prezantim të veçantë të filmave të shkurtër të prodhuar nga Britania dhe Shqipëria/Kosova, duke i dhënë publikut mundësinë të njohë stilin, temat dhe qasjet kreative të kinemasë bashkëkohore në të dyja vendet. Pas shfaqjes, do të zhvillohet një diskutim frymëzues mbi kinematografinë e qëndrueshme, mënyrat e tregimit të historive dhe përdorimin e kornizave të gjelbra, i cili do të udhëhiqet nga Romina Ruda, profesioniste e trajnuar në Britani.
mer
12
12 Nëntor - Hapja e ekspozitës  Ora: 18:00 Ekspozita do të qëndroj e hapur nga data 12 Nëntor deri në 12 Dhjetor, nga ora 10:00 deri në 20:00
Richard Deacon: Range
Qendra për Hapje dhe Dialog - COD - Tiranë
“Range”, ekspozita e parë solo nga skulptori i njohur britanik Richard Deacon, ofron një vështrim të thellë dhe të detajuar në procesin e tij krijues, metodologjinë e punës dhe filozofinë artistike që e ka karakterizuar gjatë gjithë karrierës së tij. Përmes kësaj ekspozite, publiku do të ketë mundësinë të eksplorojë jo vetëm veprat e tij të përfunduar, por edhe idetë, eksperimentet dhe konceptet që qëndrojnë pas çdo krijimi, duke ofruar një përvojë të pasur dhe mendimtare për të gjithë dashamirësit e artit bashkëkohor.Çeljen e ekspozitës do ta moderojë Nea Tandini, historiane e njohur e artit.
enj
13
Enjte, Ora:  11:30
Kolonel Aubrey Herbert dhe Shqipëria: Një Trashëgimi Miqësie
Biblioteka Kombëtare, Qendra “Sotir Kolea”- Tiranë
Seminar përkujtimor në nder të jetës dhe kontributit të Kolonelit Aubrey Herbert, diplomatit, shkrimtarit, ushtarit dhe mikut të madh të popullit shqiptar, që njihet si një nga figurat më të rëndësishme britanike në historinë e marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar.Një pjesë e rëndësishme e eventit do të jetë ekspozita dokumentare, e cila do të prezantojë materiale dhe dokumente origjinale të ofruara nga Arkivi Shtetëror i Shqipërisë.
mer
13
Enjte Ora:  19:00
Shfaqja e filmit “All of Us Strangers”
Vila 31 x Art Explora - Tiranë
Bashkohuni me ne për një shfaqje të veçantë të filmit “All of Us Strangers”, një dramë prekëse dhe thellësisht emocionale me regji nga Andrew Haigh, një nga zërat më të ndjeshëm të kinemasë bashkëkohore britanike. Filmi trajton me delikatesë temat e vetmisë, dashurisë dhe kujtesës, duke ndërtuar një rrëfim të thellë e reflektues mbi mënyrën se si përjetimet e së kaluarës ndikojnë në marrëdhëniet tona të tanishme.
pre
14
Premte, Ora:  22:00
Tirana Underground
Parkimi i sheshit Skënderbej - Tiranë
Një përzierje elektrizuese e muzikës elektronike dhe performancës live me artistët e njohur Henri Bergmann, Malo dhe Andi Q, që do të transformojë Tiranën në një skenë të ritmit dhe energjisë pa kufij. Ky event kryesor i Javës së Kulturës Britanike sjell së bashku disa nga emrat më inovativë të skenës elektronike nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria, në një natë ku beat-i modern britanik takohet me shpirtin kreativ shqiptar. Spektakli do të ofrojë një përvojë muzikore unike, ku performanca live, dritat, dhe atmosfera e veçantë do të krijojnë një hapësirë të re për bashkimin e kulturave përmes tingujve.
sht
15
Shtunë Ora:  11:00
Inteligjenca Kreative: Kur Arti Takon Algoritmin
Vila 31 x Art Explora - Tiranë
Një workshop interaktiv dhe frymëzues mbi mënyrën se si Inteligjenca Artificiale po transformon botën e artit dhe kulturës, duke hapur horizonte të reja për krijimtarinë, inovacionin dhe ndërveprimin artistik. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të zbulojnë praktikat më të mira britanike dhe shqiptare, shembuj konkretë të përdorimit të AI në art, si dhe ndikimin që teknologjia ka në mënyrën se si krijohet, ekspozohet dhe perceptohet arti sot.Workshop-i do të udhëhiqet nga Nensi Ahmetbeja, artiste dhe eksperte e trajnuar në Britani
sht
15
Shtunë Ora:  20:00
Ritmet e Bashkuara: Një Udhëtim përmes Jazz-it, R&B-së dhe Rock-ut
Vila 31 x Art Explora - Tiranë
Kjo përvojë muzikore live sjell një bashkim magjik të talenteve britanike dhe shqiptare, në një skenë ku muzika bëhet gjuha universale që lidh kulturat dhe emocionet. Performanca përfshin interpretime të fuqishme të hiteve klasike ndërkombëtare, versione të rishpikura me guxim artistik dhe kompozime origjinale, duke krijuar një rrjedhë tingujsh që ngre publikun në këmbë dhe e fton të përjetojë muzikën në një dimension krejt të ri.
mar
10-14
Hënë - Premte, Ora:  15:30
Sport për të gjithë: FootbALL Week 2025
Fushat Sportive, Federata Shqiptare e Futbollit - Tiranë
Në një javë të dedikuar plotësisht futbollit, bashkëpunimit dhe solidaritetit, ekipe nga ambasadat, organizatat ndërkombëtare, bizneset dhe institucionet vendase do të zbresin në fushë për të marrë pjesë në një turne miqësor, ku qëllimi shkon përtej rezultatit të ndeshjes. Nën moton “Sport për të gjithë”, kjo nismë synon të promovojë përfshirjen sociale përmes sportit, duke i dhënë zë dhe mundësi fëmijëve me probleme të dëgjimit.

French Week