Martë Ora: 20:00 - 22:00
Shfaqje filmi 'Papusza', seancë pyetje-përgjigje me regjisoren Joanna Kos-Krauze
UART, Holli Black Box
"Papusza" , me regji të Joanna Kos-Krauze dhe Krzysztof Krauze, dy nga autorët kryesorë të kinematografisë polake, është një film që rrëfen historinë e vërtetë të gruas së parë Rome që shkroi dhe botoi poezitë e saj, duke sfiduar kështu imazhin tradicional të femrës në komunitetin rom. Filmi ndjek jetën e saj nga lindja deri në pleqëri: martesa e detyruar në moshë të vogël, jeta në taborin rom përpara, gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore, vendosja me forcë në Poloninë komuniste dhe më pas jeta urbane në varfëri. Takimi i saj me poetin polak Jerzy Ficowski, i cili zbuloi talentin e saj të jashtëzakonshëm dhe botoi poezitë e saj, e vendosi Papusza-n në një situatë tragjike: megjithëse u bë një poete e njohur, ajo u përball me përjashtimin nga komuniteti rom, i cili e akuzoi për zbulimin e sekreteve të tyre. Filmi u vlerësua me disa çmime në festivale kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2013.