java kulturore e SPANJËS

3 Nëntor - 7 Nëntor

java kulturore e SPANJËS

NËNTOR
2025
hen
3
Hene, Ora:  12:00
Prezantimi i librit në shqip “Anatomia e një çasti”, me pjesëmarrjen e përkthyesit Bashkim Shehu
Libraria Babel - Tiranë
Libri “Anatomia de un instante” i autorit të njohur spanjoll Javier Cercas është një nga veprat më të rëndësishme të letërsisë bashkëkohore spanjolle, që ndërthur historinë, politikën dhe reflektimin personal mbi momentet që formësojnë një komb. I përkthyer në shqip nga shkrimtari dhe përkthyesi Bashkim Shehu dhe botuar nga Shtëpia Botuese Dudaj, ky libër sjell për lexuesin shqiptar një rrëfim të thellë dhe analitik mbi ngjarjet e 23 shkurtit 1981 — ditës së grushtit të dështuar të shtetit në Spanjë.Cercas ndërton një kronikë të jashtëzakonshme, ku historia politike kthehet në reflektim mbi guximin, moralin dhe momentin kur heshtja apo qëndrimi mund të ndryshojë rrjedhën e historisë.
mar
3
Hëne Ora:  19:00
RECÓNDITO – Shfaqje flamenko nga Lucía La Bronce
Katedralja Ortodokse - Tiranë
Lucía La Bronce, balerinë epërhershme e  Baletit Flamenko të Andaluzisë në Sevilje, sjell me “Recóndito” një përvojë të thellë dhe autentike të flamenkos, ku forca, delikatesa dhe emocioni bashkohen në harmoni të përsosur. Në një skenografi të thjeshtë, pesë artistë ndërthurin kërcimin, këngën, kitarën dhe perkusionin në një shfaqje intime dhe elegante.Finaliste e Konkursit Kombëtar të Artit të Flamenkos në Kordoba (2023) dhe fituese e disa çmimeve prestigjioze në Spanjë, Lucía përfaqëson shpirtin bashkëkohor të traditës flamenko – të pastër, të fuqishëm dhe plot pasion.
mar-enj
4-6
Martë-enjte  4 Nëntor - filmi “En los márgenes”
5 Nëntor - filmi “Cien años de perdón”
6 Nëntor - filmi “Ventajas de viajar en tren” Ora: 19:00
Shfaqje të filmave spanjollë
Qendra e Artit “Agimi” - Tiranë
Ky event do të prezantojë tre filma përfaqësues të kinemasë bashkëkohore të Spanjës. “En los márgenes” i regjisorit Juan Diego Botto, një dramë që trajton ndikimin e krizës ekonomike në jetën dhe marrëdhëniet njerëzore. “Cien años de perdón” i Daniel Calparsoro ofron një thriller dinamik që ndërthur një grabitje banke me intriga politike. “Ventajas de viajar en tren” të Aritz Moreno, një rrëfim psikologjik dhe satirik ku realiteti dhe imagjinata ndërthuren në mënyrë befasuese.
mer
5
Mërkure Ora:  18:00
Degustim vere nga Kantina “Emilio Moro”
Restorant "Kope"- Tiranë
Kantina “Emilio Moro” vjen në Tiranë për një degustim të veçantë dhe ekskluziv. Teresa Aumesquet, drejtoreshë komerciale për Evropën, do të udhëheqë personalisht një degustim profesional me verërat më përfaqësuese dhe të njohura të kantinës. Të pranishmit do të kenë mundësinë unike të eksplorojnë shijet e pasura dhe karakteristikat e veçanta të çdo vere, nën udhëheqjen e ekspertëve të fushës, përfshirë enologë, somelierë dhe profesionistë të tjerë të sektorit.Pjesëmarrja në këtë event është e kufizuar dhe rezervimet janë të nevojshme në emb.tirana@maec.es.
enj
6
enjte Ora:  19:00
"Vamos de tapeo" – Event gastronomik spanjoll
Restorant "Gjeli i Pazarit” - Tiranë
Një mbrëmje speciale dedikuar gastronomisë spanjolle sjell shijen autentike të tapas, me pjata tradicionale spanjolle të shoqëruara me birrë dhe sangria. Tapat, që kanë origjinën në Andaluzi në shekullin e 13-të, shërbejnë si simbol i kulturës spanjolle dhe promovojnë shoqërimin mes miqve dhe familjes. UNESCO e njohu këtë traditë si Trashëgimi Jomateriale e Njerëzimit në 2013. Për rezervime: emb.tirana@maec.es
pre
7
MPremte Ora:  18:00
“Një mbrëmje në kopshtet e Spanjës” - Koncert me kitarë nga Denis Bizhga
Qendra “UNED” - Gjirokastër
Koncerti i Denis Bizhga, themelues dhe drejtor artistik i Albania International Guitar Festival, ofron një udhëtim muzikor të pasur dhe të paharrueshëm përmes interpretimit të veprave më të njohura të kompozitorëve të mëdhenj të kitarës klasike. Programi i koncertit përfshin meloditë evokuese dhe delikate të Francisco Tárrega, të cilat të çojnë në një botë të mbushur me emocione, por gjithashtu edhe pasionin dhe lirizmin karakteristik të Isaac Albéniz, duke krijuar një dialog të gjallë mes traditës dhe ndjeshmërisë muzikore.

French Week