java kulturore e SUEDISë

13 Qershor - 19 Qershor

java kulturore e SUEDISë

qershor
2025
pre-sht
13-14
13 QershorOra: 16:30 - 19:00 
14Qershor Ora: 12:00 - 18:00
Fleeting– një ekspozitë përfshirëse nga artistet suedeze Nina Wedberg Thulin dhe Maria Backman
Galeria “Harku i Triumfit”, Rruga Pjeter Budi 58, afër me Ambasadën e Suedisë-  Tiranë
Ekspozita sjell në fokus lëvizjen, fluturimin dhe ndryshimin e pandërprerë si elementë themelorë të përvojës njerëzore, duke u shprehur përmes pikturave, skulpturave dhe mediumeve të ndryshme artistike. Krijuar nga artistet suedeze të njohura Nina Wedberg Thulin dhe Maria Backman, kjo ekspozitë trajton një temë thelbësore dhe shumë aktuale: situatën e refugjatëve në botën bashkëkohore. Me bazë konceptin “NUTOPIA”, ajo nuk është vetëm një paraqitje artistike, por një thirrje për reflektim dhe imagjinatë, që fton të mendojmë për një qytet të ri ideal dhe një hapësirë të sigurt.
shtu
14
Shtunë Ora:18:30
Koncert i muzikës klasike: Një Natë Virtuoziteti
Teatri Metropol- Tiranë
Një mbrëmje muzikore elegante me tingujt magjepsës të violonçelit, violinës dhe pianos ju pret me interpretimin e tre muzikantëve të talentuar: Eni Barbullushi, Daniel Thorell dhe Danial Sharlati. Ky koncert do të sjellë një përvojë unike për të gjithë adhuruesit e muzikës klasike, duke bashkuar virtuozitetin dhe emocionin në një harmoni të përsosur.
hen
16
Hënë, Ora:16:00
Ruajtja e së kaluarës, formësimi i së ardhmes: Shkëmbim kulturor Suedi-Shqipëri në Gjirokastër
Shtëpia a Polifonisë, Te Kubé - Gjirokastër
Një punëtori ndërvepruese që trajton mënyrat se si muzetë mund të forcojnë lidhjet me komunitetet e tyre dhe të përshtaten me nevojat e audiencave bashkëkohore. Ky sesion synon të nxisë reflektim dhe shkëmbim praktikash mbi mënyrat e përfshirjes sociale, diversitetin kulturor dhe komunikimin ndërmjet muzeut dhe publikut. Punëtoria do të udhëhiqet nga Rani Kasapi, Drejtoreshë e Ekspozitave në Muzeumet Kombëtare të Kulturave Botërore në Suedi, e cila do të prezantojë strategji konkrete për konceptimin dhe realizimin e ekspozitave që krijojnë dialog, përfshirje dhe kuptim të ndërsjellë. Përmes shembujve ndërkombëtarë dhe përvojave të drejtpërdrejta, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të eksplorojnë mënyra të reja për ta kthyer muzeun në një hapësirë më të hapur, më të gjallë dhe më të lidhur me realitetet lokale.
mar
17
Martë, Ora: 20:00
Jenny nga grupi legjendar Ace of Base pushton sheshin Skënderbej
Sheshi Skënderbej - Tiranë
Jenny, zëri ikonik i grupit legjendar Ace of Base, ngjitet në skenën e Sheshit Skënderbej për një koncert që pritet të jetë një nga momentet më kulmore të Javës Kulturore Suedeze. Me një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe një zë që ka shënuar breza të tërë, Jenny sjell në Tiranë energjinë, emocionin dhe nostalgjinë e hiteve që kanë pushtuar listat muzikore anembanë botës. Publiku shqiptar do të ketë mundësinë të përjetojë live magjinë e këngëve që e bënë Ace of Base një fenomen global. Ky koncert nuk është thjesht një performancë – është një festë e muzikës pop që bashkon breza, kujtime dhe emocione në një mbrëmje të paharrueshme nën qiellin e hapur të kryeqytetit.
mer
18
Mërkurë, Ora: 11:00
Së bashku për një Shqipëri më të gjelbër dhe më të sigurt – mësoni mbi biçikletat dhe sigurinë në trafik
Shkollae Biçikletave, rruga Dervish Hima - Tiranë
Një ditë e dedikuar biçikletave dhe sigurisë në trafik, e konceptuar si një aktivitet ndërgjegjësues dhe edukues për të gjitha moshat, me fokus në ndërtimin e një kulture urbane më të gjelbër dhe më të sigurt.Ky event do të përfshijë prova praktike çiklizmi, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të testojnë aftësitë e tyre në kushte të kontrolluara dhe të mësojnë teknikat e duhura për lëvizjen e sigurt në rrugë. Aktivitete interaktive, punëtori informuese dhe lojëra edukuese do të jenë gjithashtu pjesë e programit, duke i inkurajuar fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të adoptojnë sjellje të përgjegjshme në trafik.

French Week