9 Tetor, Ora: 17:30 - Ceremonia Hapëse 10 Tetor, Ora 17:00 - Guidë e drejtuar nga Arnout Van Krimpen. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në datat 10 - 11 Tetor, Ora 10:00 – 13:00 dhe 17:00 – 20:00.
Ekspozita “Amsterdam Rainbow Dress “
Vila 31 - Tiranë
Ekspozita e Fustanëve prezanton një fustan unik krijuar nga flamujt e vendeve ku orientimi queer ende është krim. Me kalimin e kohës, flamujt e vendeve që dekriminalizojnë queer-in zëvendësohen nga rainbow, duke e bërë fustanin një vepër arti e gjallë që simbolizon përparimin dhe sfidat e vazhdueshme.Ekspozita përfshin 30 fotografi nga nëntë vitet e fundit dhe do të shoqërohet me vizitë të udhëhequr nga Arnout Van Krimpen dhe diskutim të hapur, duke lidhur historinë globale të fustanit me biseda lokale mbi të drejtat e njeriut dhe diversitetin.